NE KERKIM TE KLUBIT
Donat Kaçiu ndahet me klubin
6 July, 2021 @18:04
Portieri i dalluar i Superligës përgjatë stinorit të kaluar, Donat Kaçiu, ka bërë të ditur përmes një njoftimi në llogarinë e tij në rrjete sociale se është ndarë nga klubi i tij i deritashëm, Arbëria.
Arbëria në stinorin debutues, humbi statusin elitar, duke mos mundur të mbijetojë në Superligë, përkundër startit të mirë të stinorit.
Kaçiu, para se të jetë pjesë e Arbërisë ka mbrojtur për Gjilanin, Ferizajin dhe 2 Korrikun. Në ndërkohë, ai është duke u konsideruar nga disa ekipe tjera të Superligës dhe Ligës së Parë, por nuk ka bërë të ditur cilat janë ato.