SHERIF KALLAKU
Futbollisti i kombëtares, rikthehet te Teuta
6 July, 2021 @14:00
Futbollisti i kombëtares shqiptare, Sherif Kallaku, që prej Teutës kishte shkuar te Lokomotiva e Zagrebit, i është rikthyer durrësakve.
Njoftimin e ka lëshuar pak më parë skuadra nga Durrësi, derisa Kallaku pritet t’i kontribuojë ekipit mjaft në përballjet kualifikuese të Ligës së Kampionëve, pasi që Teuta në sezonin e fundit u bë kampione e Shqipërisë.
Kallaku ka ardhur te Teuta në formë huazimi për 6 muajt e ardhshëm dhe ai do të djersit fanellën e djemve të detit deri në janar të vitit të ardhshëm.
Kallaku do t’i bashkohet sot ekipit, ndërsa njeh mirë skuadrën që drejtohet nga Edi Martini, pasi që klubin e la pas triumfit në Kupë 2019/20, për të qenë pjesë e zabregasve përgjatë gjithë stinorit të kaluar.
Teuta në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve pret Sheriffin e Moldavisë në Niko Dovana në ndeshjen që nis prej orës 19:00.