MALISHEVA
Ekipi debutues në Superligë, me përforcime nga skuadrat e Superligës
6 July, 2021 @13:17
Skuadra e Malishevës, që në stinorin e kaluar arriti sukses historik duke fituar Ligën e Parë A dhe duke siguruar për herë të parë në histori të klubit Superligën, ka bërë të ditur për përforcimet e radhës në skuadër dhe vazhdimin e kontratës me portierin e saj.
Malisheva ka arritur të sigurojë shërbimet e futbollistit Muhamet Hyseni që vjen nga Llapi si dhe të Gentrit Ullurit që vjen nga Drenica. Të dy kanë përvojë të mjaftueshme nga Superliga, derisa pritet të kontribuojnë në stinorin e parë të malishevasve në elitë të futbollit të Kosovës.
Gjithashtu, ekipi që arriti suksesin historik nën drejtimin e trajnerit Arsim Thaçi, ka bërë të ditur se ka vazhduar edhe për një stinor kontratën me portierin aktual të skuadrës, Albion Berisha.