Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EURO2020

Dita 26, gjysmëfinalja e parë

Dita 26, gjysmëfinalja e parë


6 July, 2021 @8:57

Po i afrohemi fundit të evropianit. Kanë mbetur edhe tri ndeshje për t’u luajtur dhe sot luhet njëra prej tyre, gjysmëfinalja e parë e kampionatit.

Me fillim nga ora 21:00, sonte mes vete përballen Italia dhe Spanja. dy kundërshtarë mjaft të vjetër, që mes vete janë përballur plot herë, e këtë herë veten e gjejnë përballë në një gjysmëfinale të një kampionati evropian, ndonëse pak prej futbolldashësve parashikuan që këto dy shtete të arrijnë deri këtu.

SKEMA - EURO2020

Këto dy përfaqësuese, nëse përjashtojmë miqësoret dhe ndeshjet kualifikuese, së fundi në gara madhore janë ndeshur mes vete në 1/8 së EURO2016 (Italia e eliminonte Spanjën me rezultat 2-0), e para saj në finalen e EURO2012 (Spanja fitonte me rezultat të thellë 4-0), e këtë vit Italia e Spanja takohen në gjysmëfinale, fazë të cilën për ta kaluar pak më favorite llogaritet Italia.

Sa i përket lëndimeve, mungesë e madhe për Italinë në këtë ndeshje do të jetë i lënduari Spinazzola, që u lëndua në ndeshjen e kaluar ndaj Zvicrës, ndërkohë që italianëve i mungon edhe Florenzi. Te Spanja në dyshim është paraqitje e Sarabias.

Pritet të jetë një ndeshje mjaft e fortë, ndërkohë që fituesi i këtij dueli në finale do të takohet me fituesin e duelit mes Anglisë dhe Danimarkës, që zhvillohet një natë më vonë, të mërkurën mbrëma.


 
Të gjitha lajmet nga Evropiani