ZYRTARE
Kukësi zyrtarizon përforcimin nga Brazili
5 July, 2021 @15:58
Përmes një postimi në Facebook, klubi i Kukësit ka njoftuar opinionin me përforcimin më të ri.
Kukësianët në radhët e tyre e kanë transferuar brazilianin Vitor Feijao, i cili është 24-vjeçar dhe luan si sulmues.
Parana, Coritiba, Criciuma, Ceara, Figuirense, Payasandu e së fundi Boavista janë klubet me të cilat ka luajtur braziliani në fjalë, ndërkohë që kontrata e tij e nënshkruar me Kukësin është 2-vjeçare.