TRANSFERE
Hakimi ikë për në Paris
5 July, 2021 @20:30
Sezonën e kaluar të vitit 2020-2021 është shpallur kampion i ligës “Serie A” me klubin e tij, Inter, por mbrojtësi i krahut të majtë u detyrua që të bëhet pjesë e një ‘sakrifice’ të drejtuesve të klubit, të cilët gjenden në probleme të mëdha financiare.
Ndërsa marrëveshja është arritur ndërmjet Inter dhe PSG, pra në mënyrën formale, ajo ka nisur që të zyrtarizohet që nga sot, pasiqë ish-mbrojtësi i Inter, Hakimi ka fluturuar sot për në Paris, me agjentin e tij, për të firmosur kontratën e cila do të jetë e vlefshme deri në qershorin e vitit 2026, njofton gazetari prestigjioz, italian, Fabrizio Romano, në të gjitha rrjetet sociale të tij.
Vlen të theksohet se agjenti i lojtarit vazhdimisht ka deklaruar se lojtari nuk është aspak i lumtur që po largohet nga klubi i Inter-it të Milano-s.
Achraf Hakimi flying to Paris with his agent. Done deal, contract until June 2026 with Paris Saint-Germain and here-we-go confirmed #PSG
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 5, 2021
Exclusive pic by @CLMerlo pic.twitter.com/I53pFaPNnC