FERIZAJ
Aksionarët me vendim: Drejt Superligës
6 July, 2021 @13:30
Pas ristrukturimit të klubit, emërimit të personave në pozita të rëndësishme si menaxheriale, drejtuese dhe futbollistike, së fundi KF Ferizaji ka mbajtur takimin e aksionarëve të saj.
Kështu, në këtë takim sipas njoftimit të klubit janë marrë disa vendime të rëndësishme dhe ndër të tjera është bërë e ditur që objektivi kryesor i skuadrës është sigurimi i Superligës për sezonin e radhës, 2022/23.
“Të gjithë aksionarët janë shprehur të gatshëm ta përkrahin klubin fuqishëm drejtë rikthimit në Superligë,” është thënë në njoftim të klubit bardhekaltër.
Kujtojmë, Ferizaji në stinorin e kaluar ka qenë në gjendje jashtëzakonisht të vështirë financiare dhe krejt në fund shpëtoi nga rënia prej Ligës së Parë B në Ligë të Dytë të Kosovës.
Tash, me struktura të reja, duke nisur prej kryetarit të klubit, KF Ferizaji po tenton të kthehet në Superligë.