BALLKANI
Kontratë për 2 sezone me mbrojtësin
6 July, 2021 @13:26
Skuadra që po pretendon për stinorin e tretë radhazi të dalë së paku në garat evropiane, Ballkani, ka bërë të ditur dje se ka angazhuar mbrojtësin me përvojë, Astrit Thaqi.
Thaqi 28-vjeçar që më parë ka luajtur me Ramiz Sadikun dhe Feronikelin është quajtur “vlerë e shtuar” e skuadrës, derisa ekipi i ka besuar atij kontratë 2-vjeçare.
“Mbrojtësi 28-vjeçar është njohës mjaft i mirë i kampionatit tonë dhe vjen si vlerë e shtuar për 2 sezone në ekipin tonë drejt objektivave që kemi,” ka bërë të ditur ndër të tjera skuadra suharekase në njoftimin e botuar gjatë zyrtarizimit të lojtarit.
Ballkani në dy sezonet e kaluara ka qenë deri vonë në luftë për titull të kampionit, por në xhirot e fundit nuk e arrinte atë.
Suharekasit kësaj radhe kanë angazhuar trajnerin Bekim Isufi, me të cilin mendojnë të shkojnë drejt objektivit të klubit - që duhet të jetë së paku dalja në garat evropiane.