RAHOVECI
Dobratiqi e Elshani, përforcimet e fundit të Rahovecit
6 July, 2021 @16:06
Skuadra e Rahovecit që në përballjen e fundit të stinorit të kaluar ka arritur të sigurojë Ligën e Parë të Kosovës në futboll, ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me dy futbollistë.
Fjala është për Lorik Dobratiqin dhe Egzon Elshanin, të cilët do të përforcojnë radhët e Rahovecit në Ligë të Parë ku ekipi i vreshtarëve do të tentojë të mbijetojë që në stinorin e parë të rikthimit.
Rahoveci më parë kishte bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me trajnerin Senad Alirifa, që u bë i njohur me ecurinë shumë të mirë të Malishevës në stinorin e kaluar, por prapë se parë u ndërrua dhe u zëvendësua nga malishevasit, që në fund siguruan për herë të parë në histori të klubit statusin e klubit të elitës.
Në fund, përveç transferimeve të përmendura skuadra e Rahovecit ka bërë të ditur se do të ketë edhe risi tjera në klub.
“Për të rejat tjera, do t’ju njoftojmë,” ka bërë të ditur në fund klubi i vreshtarëve.