Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GAUCHOT NË GJYSMËFINALE

Emi Martinez në skenë, Argjentina gjysmëfinalistja e parë e Copa America

Foto: AFA

Emi Martinez në skenë, Argjentina gjysmëfinalistja e parë e Copa America


5 July, 2024 @12:41

Ekipi i Argjentinës, kampion aktual botëror, ka arritur që vetëm përmes penalltive të kalojë Ekuadorin në çerekfinale të Copa America 2024 ashtu që të sigurojë biletën për gjysmëfinale të turneut.

Goli i Lisandro Martinezit i dha epërsinë argjentinasve në pjesë të parë, mirëpo Kevin Rodriguez barazoi në kohën shtesë të ndeshjes për ta çuar atë pastaj edhe në penallti, pas vazhdimeve. E aty, falë portierit Emi Martinez Argjentina mposhti Ekuadorin 4-2 për të siguruar gjysmëfinalen, Argjentina - Ekuadori 1-1 [Martinez 35’ - Rodriguez 90’+1] (4-2pen.).

Te gauchosët vetëm Lionel Messi dështoi nga seria e penalltive, duke provuar panenkën qëlloi transverzalen. Mirëpo, portieri Martinez pastaj nxorri faqebardhë ekipin e tij, për të siguruar vend në TOP-4 të Copa America. Në gjysmëfinale, Argjentina pret fituesin e përballjes Venecuela-Kanadaja.

Përballja u luajt në NRG Stadium të Hjustonit në shtetin e Teksasit të SHBA-ve.


 
Të gjitha lajmet nga Copa America