URUGUAJ
Rekorderi Oscar Tabarez shkarkohet
19 November, 2021 @23:13
Njëri ndër trajnerët që ka drejtuar për kohë rekorde një kombëtare, Oscar Tabarez, sot është shkarkuar nga detyra.
Federata e Futbollit të Uruguait ka bërë të ditur se Komiteti Ekzekutiv i Federatës ka marrë vendim që të largojë nga detyra Tabarezin, ndërsa ka falenderuar për punën e madhe dhe ka shprehur respekt për ditët e kaluara.
Tabarez ka drejtuar Uruguain që nga viti 2006, ndërsa ka të fituar Copa America dhe vendin e katërt në Botëror, si arritjet më të madhe.
Tabarez tash është 74-vjeç, ndërsa kjo ka qenë aventura e tij e dytë me Uruguain, pasi që më parë ai ka drejtuar këtë kombëtare edhe në vitet 1988-1990 kur urugajanët shpreson në Botërorin e Italisë me Enzo Francescolin dhe Ruben Sosën.
Uruguaji është duke rrezikuar pjesëmarrjen në Botërorin e Katarit, pasi që gjendet në pozitën e shtatë të renditjes tabelare në zonën e Amerikës Latine, derisa vendi i tretë e katërt shkojnë direkt në Botëror, ndërsa i pesti përmes PlayOffit. Dy vendet e para, Brazili e Argjentina, tashmë kanë siguruar biletën për Katar.