FINALJA - COPA AMERICA 2021
DiMaria vendos, Messi me trofe të parë me Argjentinën
11 July, 2021 @8:59
Pritja gati 3-dekadëshe, saktësisht pritja 28-vjeçare për Argjentinën ka përfunduar. Argjentina ka arritur të fitojë Copa America 2021, duke mposhtur rivalin e përbetuar, Brazilin në Maracana 1-0 [Angel Di Maria 22’].
Lionel Messi ka fituar trofeun e parë me albicelestet dhe kështu tashmë e thyen edhe një akull në karrierën e tij që e ka pasur gjithmonë pengesë.
Sa i përket Brazilit, ata kanë humbur ndeshjen e parë garuese në Maracana që prej vitit 1950!
Në një pjesë të parë me jo shumë raste dhe me 7 mijë tifozë të lejuar në stadium, ka qenë një moment cilësor kur në të 22-tën Angel Di Maria ikën nga krahu për të paraboluar portierin, që del të jetë edhe goli i fitores për Argjentinën.
Di Maria shënoi pas një topi të gjatë nga Rodrigo De Paul, për të thyer heshtjen e portave në Maracana.
Pas pjesës së parë një super Brazil del në fushë. Goli i Richarlisonit vjen, por anulohet për shkak të pozitës jashtë loje. Një herë provon edhe Neymar, ndërsa gjysmëraste që ndërprehen nga Edi Martinez, mjaft.
Argjentina iu kthye mbrojtjes derisa Luciano Scaloni bënte zëvendësime që ndalnin Brazilin të luante mes vijash. Strategjia doli të jetë fitimtare në fund, pasi që me këtë Argjentina i tha “mjaft” disa humbjeve në finale të Copa America dhe për herë të parë që prej 1993 solli gëzimin e madh në vend.
Pas ndeshjes, ylli brazilian Neymar me lot në fushë u ngushëllua nga ish-bashkëlojtari i tij Messi, derisa prisnin bashkë ceremominë për të marrë ky i fundit trofeun.
Derisa Angel Di Maria u zgjodh lojtari i ndeshjes finale të Copa America, Lionel Messi 2 orë para ndeshjes zyrtarisht u shpall lojtari më i mirë i turneut Copa 2021.