Të gjitha lajmet

GULFSTREAM G200

Cristiano Ronaldo dhe aeroplani i tij luksoz

Cristiano Ronaldo dhe aeroplani i tij luksoz

6 May, 2020 @18:29

Superylli portugez i futbollit, Cristiano Ronaldo, ditë më parë arriti në Torino për tu karantinuar para se të nis stërvitjet me ekipin e tij Juventus.

Cristiano Ronaldo's plane

Arritja e tij në 22:30 të dielën më 3 maj, bëri bujë në mediat italiane, pasi që saktësia e portugezit për të qenë aty para të hënës ishte thuajse maksimale.

Në anën tjetër, mungesa e tifozëve bëri që gazetarët t’i qasen pak më ndryshe aeroplanit privat të Cristianos.

Cristiano Ronaldo's plane

Nga ky lloj i aeroplanëve, janë vetëm 250 në tërë botën, ndërsa kjo i kushtoi Ronaldos 20 milionë funta angleze.

Gulfstream G200 e blerë nga Cristiano në vitin 2015 ka dy motorë dhe mund të arrijë shpejtësinë prej 900 kilometrave në orë.

Cristiano Ronaldo's plane

Me katër pasagjerë, mund të arrijë lartësinë 3.9 kilometra. Me pak modifikime, kapaciteti i ulëseve për mysafirët e tij mund të arrijë në 10 persona me komoditet të lartë.

Cristiano Ronaldo's plane

Përveç garderobës, në aeroplan për Ronaldon ka internet, telefon, faks, furrë elektrike dhe me mikrovalë, frigorifer dhe HD studio. Po, ka edhe shtrat luks, të cilën e përdor shpesh me të shoqen Georgina Rodriguez gjatë fluturimeve në kohë të lirë.

Cristiano Ronaldo's plane

MANCHESTER UNITED 3-0 SHEFFIELD UNITED

Hat-tricku i parë i Martialit afron Unitedin te Chelsea

Foto: premierleague.com

24 June, 2020 @21:00

Kanë kaluar shumë kohë derisa u prit për të parë një ndeshje të bindshme dhe bukur të Manchester Unitedit -…

DUELET E PASDITES

Tirana, Kukësi e Teuta sigurojnë gj’finalen

24 June, 2020 @20:11

Skuadrat e Superiores nuk e kanë pasur të vështirë sigurimin e gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë ndaj ekipeve të ligave…

KRYHEN EDHE GJASAT TEORIKE

Dukagjini edhe matematikisht bie nga elita

24 June, 2020 @19:23

Ka përfunduar edhe shpresa matematike për Dukagjinin dhe mbijetesën e tyre në Superligë sot. Pas humbjes nga Drita dhe…

TREPÇA'89 1-1 FLAMURTARI

Muharrem Jashari shpëton ‘89-shin nga humbja

24 June, 2020 @18:56

Në minutat shtesë të ndeshjes, mesfushori Muharrem Jashari me një goditje nga largësia ka shënuar gol të bukur për të…

VUSHTRRIA - DRITA

Golaverazh 9-0, Drita e pandalshme pas pandemisë!

24 June, 2020 @18:41

Pa problem e ka kaluar vendin e parafundit në klasifikim skuadra e Dritës. Në “Ferki Aliu” të Vushtrrisë, gjilanasit shënuan…

Të gjitha lajmet nga