Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ORACLE ARENA

Curry me kampionët, nisin furrishëm

Curry me kampionët, nisin furrishëm


28 October, 2015 @10:38

Kampioni i NBA, Golden State Warriors, nuk ka humbur asgjë nga ritmi i stinorit të kaluar. Stephen Curry si makinë e pandalshme shutonte dhe shënonte nga çdo pozitë, derisa Luftëtarët pa ndonjë telash të madh kaluan New Orleans Pelicansin në përballjen e parë të stinorit 2015/16. 

Curry përfundoi ndeshjen me 40 pikë të shënuara, 7 asistime dhe 6 kërcime, derisa pak ndihmë erdhi edhe nga zënvedësuesi Festus Ezeli që shënoi 13 si dhe Adrew Bogut që kontribuoi me 12 pikë në fitore. 

Te Pelikanët e Lindjes, Anthony Davis dhe Ish Smith kanë qenë basketbollistët më efikas me nga 18, përkatësisht 17 pikë të shënuara. 


Video

Curry fenomenal



 
Të gjitha lajmet nga NBA