Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FINAL SERIES: WARRIORS vs RAPTORS

Curry s’mjaftoi, Toronto në epërsi

Curry s’mjaftoi, Toronto në epërsi


6 June, 2019 @10:39

Steph Curry shënoi 47 pikë në ndeshje, duke u bërë lojtari i dytë në histori të NBAs që shënon kaq shumë pikë në finale dhe mposhtet, 4 më pak se LeBron James që shënoi në finalen e kaluar, në humbje ndaj Warriors.

I tërë mundi i Curryt nuk mjaftoi, pasi që Raptors mori kontrollin e finaleve duke mposhtur Warriorsin 109-123, ku këta të fundit kishin mungesa të rëndësishme në ekip.

Toronto ka marrë epërsinë 2-1 në serinë finale, para ndeshjes së katërt që luhet në mëngjesin e hershëm të së shtunës. Raptors kishte përgjigje për çdo tentim afrimi të ëarriors gjatë ndeshjes, derisa Kawhi Leonard i udhëhoqi në fitore me 30 pikë.

PLAY OFF SKEMA

Te Golden State munguan Kevin Durant, Klay Thompson dhe Kevon Looney.

Në fund të ditës, lufta e Curryt ndaj ekipit shumë të mirë të Raptorsit, thjesht nuk mjaftonte.

 

 


 
Të gjitha lajmet nga NBA