Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRIZRENI - TREPÇA

Dachon Burke fantastik, Prizreni mposhtë Trepçën

Dachon Burke fantastik, Prizreni mposhtë Trepçën


24 November, 2022 @21:26

Në ndeshjen e mbetur nga xhiroja e tetë, Prizreni sonte e ka mposhtur Trepçën me rezultat 85-75.

Kjo fitore e Prizrenit bën që kjo skuadër të ketë bilanc 5-5 pas 10 xhirove, kurse Trepça për momentin ka bilanc 6-5.

Fantastik te Prizreni sonte ishte Dachon Burke, që ndeshjen e mbylli me plot 38 pikë të shënuara.

Derisa pjesa e parë e ndeshjes shkoi baraz, ku mitrovicasit morrën çerekun e parë 19-23, ndërsa prizrenasit kthyen epërsinë me 1 pikë dallim në çerek të dytë 19-14, në pjesë të dytë në parket fjalën kryesore e tha KB Prizreni.

Së pari shtuan epërsinë në çerek të tretë me 25-20, ndërsa në të fundit me 22-18 mbyllën ndeshjen me 10 pikë dallim, 85-75.

TABELA E PËRDITËSUAR

Dachon Burke ka qenë i pakapshëm. Pos 35 pikëve të shënuara ai bëri edhe 8 kërcime e 8 asistime për ekipin e tij në fitore, ndërsa atij i ndihmoi mjaft edhe Urim Zenelaj, që ka pasur paraqitjen më të mirë këtë stinor me ekipin, duke shënuar 14 pikë e 9 kërcime në fitore.

Me nga 12 pikë kryen ndeshjen dyshja prishtinase e Prizrenit, Muhamedali Jeanjeva e Meriton Ismaili.

Në anën tjetër Trepça e Aleksandar Jonchevskit nuk po ndezet siç pritej. Pas largimit të Ljubomir Minchevit ekipi nuk po arrin rezultatet e dëshiruara dhe tashmë pësojnë për herë të pestë këtë stinor duke mbetur pas Prishtinës në renditje. Jonchevski deri tash ka mposhtur vetëm ekipet me bilanc më të dobët, Bashkimin dhe Rahovecin, ndërsa ka humbur duelet me rivalët kryesorë për pozitat lartë, Prishtinën dhe sonte Prizrenin.

Pos Drilon Hajrizit që bëri gjithcka për ekipin e tij sonte, me double-double prej 20 pikëve dhe 12 kërcimeve si dhe dëshirën e madhe të treguar, lojtarët tjerë sikur nuk mjafuan për të bërë dallimin në ndeshje. Driloni kishte edhe më së shumti topa të rrëmbyer nga kundërshtari, 2.

Erjon Kastrati dha 15 pikë, ndërsa Kendrick Brown shënoi 16 pikë e 4 asistime, por kishte 6 topa të humbur! Lojtari i ri i Trepçës, Cadarian Raines debutoi në Superligë me 11 pikë e 4 kërcime në afro 20-minuta lojë sa pati rast të luajë në këtë ndeshje.

Me këtë fitore, Prizreni neutralizon bilancin me 5-5, ndërsa Trepça tashmë është 6-5.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga