EDMOND AZEMI BESON SE PRISHTINA KALON KËTË FAZË
Dalja nga grupi, synim i Prishtinës
24 November, 2015 @22:05
Kapiteni i Sigal Prishtinës, Edmond Azemi, para ndeshjes shumë të rëndësishme ndaj Astanës nesër në Kazakistan, ka bërë të ditur se synimi i ekipit është dalja nga Grupi K në fazën tjetër.
“Synimi ynë është që të kalojnë fazën grupore të FIBA Europe Cup. Jemi mysafirë të Astanës, që pritet të jetë ndeshje shumë e vështirë për ne. Ndërsa në fund presim AEK-un në Prishtinë. Kemi shënuar dy fitore në shtëpi dhe besoj se do të fitojmë edhe të tretën për të kaluar në fazën tjetër,” ka thënë Azemi për faqen zyrtare të FBK-së, duke bërë të ditur se mundësitë e bardhekaltërve nuk shuhen në ndeshjen e nesërme në rastin e rezultatit të disfavorshëm për ‘ta.
Astana është aktualisht e fundit në Grupin K të FIBA Europe Cup, me 1 fitore dhe 3 humbje nga 4 ndeshjet e para, derisa Sigal Prishtina ka 2 fitore e 2 humbje.
Sigal Prishtina kishte mposhtur ngushtë Astanën në përballjen e zhvilluar në Prishtinë.