PEJA VAZHDON ME FORMË TË MIRË NË BIBL
E katërta me radhë
24 November, 2015 @21:15
Peja është treguar e pamëshirshme ndaj Bashkimit sonte në Karagaç pasi që ka ndezur motorët në pjesë të dytë, pas startit jo edhe aq të mirë të ndeshjes.
Çereku i parë ka kaluar thuajse barabartë me një epërsi të lehtë të Pejës 19-17. Në çerek të dytë Bashkimi morri epërsinë për të pushuar me 5 pikë plus.
Por në çerekun e tretë Drilon Hajrizi, Kevin Burwell dhe Sam Muldrow kanë kthyer epërsinë në të mirë të Pejës, për të shkuar në epërsi dhe duke e thelluar atë deri në fund, kanë kryer ndeshjen pa telashe para publikut vendas.
Kjo është fitorja e katërt me radhë e Pejës në BIBL, pas startit me humbje. Me këtë fitore ekipi i Pejës ka ruajtur vendin e parë në Grupin B, derisa Bashkimi tashmë ka bilanc negativ prej 2 fitoreve dhe 3 humbjeve.
Hajrizi me 18, Burwell 16 dhe Muldrow 14 - kanë qenë lojtarët më efikas të Pejës në fitore, derisa te Bashkimi më së shumti pikë kanë shënuar Theron Bussey 20 pikë dhe Marcel Jones 16.
Statistikat ekipore
PEJA | BASHKIMI | ||
Çereku i parë | 19 | 17 | |
Çereku i dytë | 18 | 24 | |
Çereku i tretë | 27 | 12 | |
Çereku i katërt | 19 | 17 | |
Kërcime | 40 | 32 | |
Asistime | 18 | 10 | |
Bllokada | 6 | 1 | |
Topa të vjedhur | 8 | 11 | |
Topa të humbur | 15 | 13 | |
Tentime për tre pikë | 6/20 (30%) | 6/24 (25%) | |
Tentime për dy pikë | 25/42 (59%) | 22/46 (47%) | |
Gjuajtje të lira | 15/18 (83%) | 8/14 (57%) |
Statistikat individuale te Peja
1 | Drilon Hajrizi | 18 pikë | 7 kërcime | 7 asistime |
2 | Kevin Burwell | 16 pikë | 4 kërcime | 4 asistime |
3 | Sam Muldrow | 14 pikë | 4 kërcime | 2 asistime |
4 | Ronald Davis | 12 pikë | 8 kërcime | 1 asistim |
5 | Alban Veseli | 10 pikë | 9 kërcime | 2 asistime |
6 | Fisnik Rugova | 6 pikë | 3 kërcime | 2 asistime |
7 | Rron Grapci | 6 pikë | 2 kërcime | - |
8 | Samir Zekiqi | 1 pikë | 1 kërcim | - |
Statistikat individuale te Bashkimi
1 | Tree Bussey | 20 pikë | 4 kërcime | 4 asistime |
2 | Marcel Jones | 16 pikë | 8 kërcime | - |
3 | Granit Rugova | 11 pikë | 2 kërcime | 1 asistim |
4 | Tay Waller | 9 pikë | 1 kërcim | 3 asistime |
5 | Sani Ibrahim | 6 pikë | 9 kërcime | 1 asistim |
6 | Gerti Shima | 6 pikë | 4 kërcime | - |
7 | Qëndrim Biraj | 2 pikë | 1 kërcim | 1 asistim |