Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BASHKIMI F - PRISHTINA F

Dallimi i madh në çerekun e fundit, vendosi derbin

Dallimi i madh në çerekun e fundit, vendosi derbin


Teksti: LigaUnike

8 December, 2021 @19:59

Prishtina ka shënuar fitore ndaj Bashkimit në udhëtim me rezultat 71:80 (19:20, 20:14, 20:20, 12:26), në kuadër të javës së tretë në Ligën Unike të Femrave.

Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë, ku asnjëra skuadër nuk arrinte të shkëputej në rezultat dhe çereku i parë përfundon me rezultat 19:20. Edhe periudha e dytë ishte shumë e baraspeshuar dhe rezultati shpesh herë u barazua, duke karakterizuar lojën e barabartë në parket, ndërsa pjesa e parë përfundoi me shifrat 39:34.

Edhe perioda e tretë ishte e barabartë ku rezultati i barabartë deri në fund, kur pesë pikë radhazi nga vendaset bënë që rezultati në semafor pas 30 minutash të jetë 59:54.

Dhjetë minutat e fundit ishin vendimtare, ku u vendos fituesi. E, në këtë periudhë shkëlqyen vashat prishtinase, që dominuan në këtë pjesë dhe e rikthyen rezultatin në të mirë të tyre, duke triumfuar me shifrat 71:80.

Tashmë të dy skuadrat kanë nga dy fitore dhe një humbje.

Te Bashkimi u dallua Christina Ellis me 31 pikë e 12 kërcime, kurse te Prishtina u dalluan Sarah Mgbeike me 21 pikë e 19 kërcime dhe Djellza Dekaj me 25 pikë dhe 11 kërcime


 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike