Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

QENDRA E KUQEZINJËVE

Damonte Dodd nënshkruan me ekipin e nga Bahreini!

Damonte Dodd nënshkruan me ekipin e nga Bahreini!


31 March, 2023 @1:35

Njëri ndër lojtarët më të dalluar të Vëllaznimit këtë stinor, Damonte Dodd, bëhet e ditur se ka nënshkruar kontratë me ekipin nga Bahreini, Al-Bahrain-Club-Manama.

Sipas njoftimit të lëshuar nga Eurobasket, Dodd 211-centimetra i gjatë që ka pasur mesatare prej 11.8 pikësh, 12 kërcimesh dhe 2.2 asistesh për lojë në Superligë, ka kryer marrëveshjen me ekipin në fjalë.

Kujtojmë, Vëllaznimi që iu rikthyer Superligës këtë stinor, ka arritur qëllimin kryesor, mbijetesën, ndërsa në PlayOff të Superligës do të ndeshet me kampionin aktual të Kosovës, Yllin.

Ekipi kishte nisur stinorin me kroatin Franko Sterle, ndërsa asisteni i tij Josip Plantak më pas mori drejtimin e ekipit duke arritur që të sigurojë mbijetesën aq të kërkuar dhe atë në xhiron e parafundit të stinorit të rregullt, duke e mposhtur rivalin direkt Ponte Prizrenin me tre pikë dallim, 82-79.

 


 
Të gjitha lajmet nga