Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LAKERS

D’Antoni në Lakers

REUTERS/Lucy Nicholson

D’Antoni në Lakers


12 November, 2012 @22:05

Sipas reporterëve të USA Today, Mike Bresnahan dhe ESPN, J.A. Adande, njëri ndër ekipet më të mëdha në NBA, LA Lakers ka sjellë në ekip trajnerin Mike D’Antoni, pas shkarkimit të Mike Brownit në javën e kaluar.

Rroga e tij për tre stinorë do të jetë 12 milionë dollarë, ndërsa në opcion ka mundësi ta vazhdojë atë edhe për një vjet.

Zëdhënësi i Lakersave, John Black, ka shtuar pas këtij njoftimi se, “Dr Buss, Jim Buss dhe Mitch (Kupchak) kanë qenë njëzëri pro për ardhjen e D’Antonit në ekip. Ai është më i miri për momentin që gjendet ekipi ynë.”

Reporteri i USA Today gjatë njoftimit ka shtuar se, Lakers është takuar me Phil Jacksonin të shtunën, mirëpo në fund për shkak të kërkesave të tepërta për D’Antonin - kanë vendosur për këtë të fundit.

Ish trajneri i Phoenix Suns dhe New York Knicks, Mike D’Antoni ka regjistruar 388 fitore dhe 339 humbje gjatë stinorit të rregullt me ekipet e tij në NBA.


 
Të gjitha lajmet nga