PËRCAKTOHEN REFERËT
Gjermanët drejtojnë ndeshjen Italia-Shqipëria
13 June, 2024 @15:33
UEFA ka bërë të ditur se ekipi i gjyqtarëve nga Gjermania, do të drejtojë ndeshjen mes Italisë dhe Shqipërisë, që luhet të shtunën më 15 qershor në “Signal Iduna Park” të Dortmundit dhe është ndeshja e dytë e Grupi B, ku bëjnë pjesë edhe Spanja e Kroacia.
Felix Zwayer do të jetë kryesori në ndeshje, ndërsa ndihmës të tij janë Stefan Lupp e Marco Achmuller. Italia është mbrojtëse e titullit të EUROs, ndërsa në përballjen e parë të saj do të ndeshet me kuqezinjtë, që cilësohet të jenë të motivuar për të treguar veten në grupin, që po konsiderohet si i “vdekjes” në EURO.
ORARI I TË GJITHA NDESHJEVE DHE GRUPET
Edhe në VAR do të jenë gjermanët, të kryesuar nga Bastian Dankert.