Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

OPINION

Shqipëria në EURO2024: Ishim mirë kur ishim keq!?

Fotot: FSHF

Shqipëria në EURO2024: Ishim mirë kur ishim keq!?


Shkruan: Petrit Osmani

4 June, 2024 @23:31

Është viti 2024, hera e dytë në historinë sportive shqiptare që Kombëtarja e futbollit merr pjesë në një ngjarje kaq të madhe si Kampionati Europian i futbollit.
Duke qenë një aktor i vogël futbollistik në këtë sport popullor, Kombëtarja Shqiptare po mundohet të mësohet me pjesëmarrje të tilla dhe pse jo në të ardhmen e afërt të synojë edhe pjesëmarrjen në Kampionatin botëror (të paprovuar kurrë).

DEBATET

Publikimi i ftesave për lojtarët dhe formacionet e ekipit, përbëjnë gjithëherë temën kryesore të debatit në forumet e televizoneve, radiove, rrjeteve sociale dhe janë pjesë e pashmangshme e tavolinave në kafene.

Nedim Bajrami

Secili i jep vetes të drejtën të jap një mendim, të jap një ide, të tërheqë ekipin mbrapa, ose të sulmoj më tepër. Shumica sosh, janë tifozë që nuk ushtrojnë zejen e trajnerit dhe japin këshilla më tepër emotive sesa të arsyeshme dhe pa tagër kompetenti.

ORARI: EURO 2024 DHE GRUPET

Ironia më e madhe është kur ish trajner që kanë pasur përvoja në ekipin kombëtar qoftë si lojtarë e qoftë si trajnerë në ekipin A dhe moshat e reja, çdo ditë vjellin vrer mbi zgjedhjet e trajnerit të Kombëtarës, brazilianin Sylvinho. Janë ende të freskëta kritikat e ashpëra në fillim të epokës Sylvinho, kur ftesa për Jasir Asanin që atëbote luante në Korenë e Jugut, konsiderohej si e gabueshme dhe joproduktive për ekipin. Sot, dy vjet pas jemi të vetëdijshëm për kontributin e Asanit në turin kualifikues për EURO 2024. Trajneri brazilian, jo rrallë na ka befasuar të gjithëve si për lojën ashtu edhe grintën që ka instaluar tek grupi.

AUTOKRITIKA

Letra e famshme e Konicës për studentin e gazetarisë që i kërkonte mendim lidhur me hapjen e një gazete, mund shumë lehtë të komportohet në këto kritikat që i bëhen trajnerit. Kritikat nga specialistët e mediave që zëshëm dyshojnë në zgjedhjet e trajnerit, dhe që suksesi më i madh i tyre ka qenë vendi i tretë në grup nga 4 ose 5 ekipe gjithsej, janë qëllim-këqija dhe me tendencë.

Kristjan Asllani

Por, a mund të gaboj Sylvinho? Natyrisht!
Por, të kthehemi pak në autokritikë: A kanë qenë zgjedhjet “e gabuara” të  Sylvinhos që na kualifikuan?  Nëse PO, atëherë ta lëmë trajnerin dhe ekipin të qetë, pasi lista tashmë është shpallur, grupi është formuar dhe pas paraqitjeve në EURO 2024 do të kemi mundësinë të bëjmë secili nga një “listë gabimesh”.

THËNIA E FAMSHME

Deri atëherë, duke parë e dëgjuar zërat akuzues të atyre që janë PRO dhe KUNDËR listës së trajnerit, s’na mbetet tjetër veçse ta kthejme thënien e famshme “Ishim mirë kur ishim keq”.
Lëreni trajnerin, të bëj punën e trajnerit.



i:

Mestitujt janë të redaksisë

 
Të gjitha lajmet nga Evropiani