TESTI I FUNDIT, PARA EVROPIANIT
Shqipëria-Azerbajxhani, 11-shet startuese
7 June, 2024 @17:32
Testi i fundit për përzgjedhësin e reprezentacionit të Shqipërisë, Sylvinho, nis prej orës 19:00 në stadiumin Haladás të qytetit Szombathely të Hungarisë, ndërsa kuqezinjtë luajnë ndaj Azerbajxhanit. Sylvinho në këtë ndeshje del katër ditë pas fitores në testin ndaj Lihtenshtajnit, 3-0.
Për këtë duel, brazilini në bankën e Shqipërisë ka përgatitur 11-shen si mëposhtë.
SHQIPËRIA XI:
◼ Strakosha;
◼ Djimsiti, Ajeti, Hysaj, Mitaj;
◼ Ramadani, Bajrami, Asllani;
◼ Asani, Seferi, Broja.
Trajner: Sylvinho
AZERBAJXHANI XI:
◼ Mahammadal;
◼ Mustafazade, Huseynov, Mammadov, Jafarguliyev;
◼ Diniyev, Makhmudov, Isaev;
◼ Bayramov, Sheydaev, Emreli.
Trajner: Arif Asadov
Pas kësaj ndeshjeje, Shqipëria merr rrugëtimin për në Gjermani, ndërsa në Grupin B ku bën pjesë, që ndryshe quhet edhe grupi “i vdekjes” ndeshjen e parë do ta luajë me mbrojtësin e titullit të Evropës, Italinë. Kjo ndeshje do të luhet më 15 qershor me fillim prej orës 21:00 në Signal Iduna Park të Dortmundit.