SHQIPËRIA - LIHTENSHTAJNI
Dominim dhe fitore bindëse, Shqipëria shumë e fortë për Lihtenshtajnin
3 June, 2024 @21:54
Në miqësoren e luajtur sonte ndaj Lihtenshtajnit në Hungari, Shqipëria e drejtuar nga Sylvinho fitoi bindshëm 3-0.
Dominim i plotë, mbi 70% posedim i topit dhe 3 gola të shënuar krahas edhe shumë rasteve tjera për shënim është përshkrimi më i shkurtër i ndeshjes që u pa sonte.
Ndonëse dominoi gjatë pjesës së parë, Shqipëria rrjetën e gjeti vetëm një herë. Ishte Armando Broja ai që shënoi për 1-0 në minutën 31’, duke shfrytëzuar maksimalisht pasimin nga Nedim Bajrami.
GRUPET EURO2024 DHE ORARI I NDESHJEVE
Me të filluar pjesa e dytë, Jasir Asani shënoi një supergol nga gjuajtja e lirë për 2-0 (47’), e fitoren e vulosi goli i Ernest Muçit (67’), lojtar ky që u inkuadrua në lojë në vend të Arbër Hoxhës me të filluar pjesa e dytë.
Kështu, Shqipëria e mbyllë miqësoren e parë me fitore e miqësoren e ardhshme e luan më 7 qershor ndaj Azerbajxhanit. Pak ditë më pas niset për Gjermani, ku do t’i zhvillojë të paktën tri ndeshje në kuadër të EURO2024.