PARA EVROPIANIT
Caktohet termini i miqësoreve të Shqipërisë në qershor, para EUROs
29 April, 2024 @16:53
Shqipëria dy ndeshjet e qershorit, miqësoret e fundit para dueleve të vështira në EURO 2024 do t’i luajë në Hungari. Kështu ka bërë të ditur FSHF, ndërsa ka njoftuar gjithashtu edhe për terminet e ndeshjeve dhe stadiumin ku do të luhen ato.
GRUPET, ORARI, NDESHJET NË EURO 2204
Kështu, kuqezinjtë më 3 qershor prej orës 20:00 luajnë ndaj Lihtenshtajnit, ndërsa më 7 qershor 2024 prej orës 19:00 luajnë ndaj Azerbajxhanit. Ndeshjet luhen në “Haladas Sport-Komplexum” të Hungarisë në qytetin Szombathely, që është thuajse ngjitur në kufi me Austrinë.