Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FINALS MVP @ LIGA UNIKE

Dardan Berisha MVP i finales së Ligës Unike

Foto: FBK

Dardan Berisha MVP i finales së Ligës Unike


21 April, 2022 @23:44

Kapiteni i Pejës dhe i reprezentacionit të Kosovës në basketboll, Dardan Berisha, është shpallë edhe zyrtarisht lojtari më i mirë i finales së Final Fourit të Ligës Unike.

Ai mori çmimin e më të mirit nga sekretarja e përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku, ndërsa festoi me bashkëlojtarët e tij këtë arritje.

Peja ka triumfuar sonte në finalen e Ligës Unike, për të fituar trofeun në fund, pasi që mposhti Yllin e Suharekës bindshëm, 72-87.

Ndërkaq, Dardani luajti rol kyq te skuadra e tij, duke shënuar më së shumti pikë për Pejën në këtë përballje (22) si dhe duke bërë 6 asistime e 4 kërcime në finale.

Trofeu i kampionit të Ligës Unike është i pari për Pejën si trofe, pas triumfit në Kupë të Kosovës në shkurt të vitit 2020.

Liga Unike është kampionat basketbolli mbarëkombëtar që ka nisur në sezonin e kaluar. Kampioni i parë i kësaj gare ka qenë Ylli. Ndërsa Peja, që ishte nënkampione e edicionit të kaluar, tashmë ka marrë titullin e kampionit nga kampioni i edicionit të kaluar.

Peja në pjesë të dytë të këtij stinori është drejtuar nga trajneri maqedon me përvojë, Marin Dokuzovski.


 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike