Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FINALJA: YLLI - PEJA

Mposhtë Yllin në finale, Peja fituese e Ligës Unike 2021/22!

Mposhtë Yllin në finale, Peja fituese e Ligës Unike 2021/22!


21 April, 2022 @22:44

Në një atmosferë fantastike në Karagaçin e mbushur me shikues në Pejë, sonte u luajt finalja e edicionit të dytë të Ligës Unike.

Njëjtë si në edicionin e parë të Ligës Unike, edhe sonte në finale mes vete u përballen Ylli nga Suhareka dhe Peja, e titullin në fund e fitoi skuadra e Pejës, që takimin final në fund e mbylli me rezultat 72-87, për t’u shpallur kështu kampione e Ligës Unike për sezonin 2021/2022.

Ky është trofeu i parë për skuadrën e Pejës që nga shkurti 2020, kur e fitonte Kupën e Kosovës duke e mposhtur pikërisht Yllin në finale.

Pjesa e parë i takoi pejanëve. 19-23 përfundoi çereku i parë, e më pas në çerekun e dytë Peja ishte edhe më e mirë. Këtë 10-minutësh pejanët e fituan 15-26 dhe kështu shkuan në pushim mes pjesëve me epërsi 15-pikëshe.

Dardan Berisha ishte fantastik në këtë pjesë, duke shënuar plot 15 pikë, prej të cilave dy-trepikësha.

Në çerekun e tretë, skuadrat ishin pothuajse të barabarta (19-20), e kjo i konvenoi Pejës, që vazhdonte ta ruante epërsinë e krijuar pas pjesës së parë.

Me plot lojtarë me përvojë në fushë, Peja nuk lejoi befasi në çerekun e fundit (19-18). E ruajti epërsinë mirë dhe me plot meritë e mbylli takimin me fitore, 72-87 pas 40 minutave lojë.

Dardan Berisha ishte thjesht i pandalshëm sonte. Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës në basketboll takimin e mbylli me 22 pikë. Përveç Dardanit, paraqitje të mira patën edhe Stephen Maxwell (16 pikë), Calvin Godfray (13 pikë) dhe Darius Washington (13 pikë).

Sa i përket Yllit, te suharekasit sonte më të mirët ishin Erjon Kastrati (21 pikë) dhe Henrik Sirko (17 pikë, 14 kërcime). Në përgjithësi skuadra suharekase zhvilloi lojë tejet të dobët në mbrojtje.

Për t’u përmendur është fakti që Gëzim Morina, një prej lojtarëve kryesorë të Yllit, sonte shumicën e kohës luajti duke çaluar, duke mos qenë kështu në maksimumin e tij pas lëndimit që e pësoi në ndeshjen gjysmëfinale ndaj Teutës, e jogatshmëria e tij e plotë për lojë ishte e dukshme në lojën e Yllit.

Sa i përket vendit të tretë të Final Four-it të këtij sezoni në Ligën Unike, këtë vend e mori Prizreni ‘16, që sonte triumfoi në duelin për vendin e tretë ndaj Teutës.

Kujtojmë që në edicionin e parë të Ligës Unike kampion ishte shpallur Ylli, e këtë sezon të Ligës Unike skuadra suharekase duhet të pajtohet me epitetin e nënkampiones.


 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike