Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

THIRD PLACE MATCH | TEUTA - PRIZRENI'16

Prizreni fiton, merr vendin e tretë në Ligën Unike

KB Prizreni'16, ekipi e stafi, duke pozuar pas marrjes së medaljeve të bronzta /Foto: ligaunike/fb

Prizreni fiton, merr vendin e tretë në Ligën Unike


21 April, 2022 @18:52

Basketbollistët e KB Prizreni’16 kanë arritur që të mposhtin Teutën e Durrësit në përballjen për vendin e tretë të Final Fourit dhe kështu kanë përfunduar stinorin në pozitë të tretë të ligës mbarëkombëtare.

Teuta kishte nisur më mirë ndeshjen dhe kishte mbyllë cerekun e parë në epërsi, por pas kësaj Prizreni u kthye në lojë dhe s’shikoi më prapa, për të fituar 89-106 [21-16, 22-30, 17-28, 27-27].



Performancat individuale

Arti Hajdari që nuk ndezi dje, sot ka qenë zjarr! Ka luajtur me 32 pikë të shënuara, 4 asistime, 4 kërcime, ka shënuar 3 nga 4 tentime për tri pikë.

Xavier Cannefax ka luajtur me 20 pikë e 9 asistime në këtë fitore, ndërsa më i miri i ekipit Darrell Davis ka kryer lojën me 16 pikë, 7 kërcime e 4 asistime.

Te Teuta e drejtuar nga Melzin Lazimi, nuk ka mjaftuar mundi i Nasir Core me 21 pikë e 7 asistime dhe Kyle Beisch me 19 pikë!



Pozitat përfundimtare dhe shpërblimet

Me këtë, Prizreni’16 përfundon me medalje të bronztë Ligën Unike në edicionin e parë të paraqitjes së tyre në këtë ligë, ndërsa Teuta ka kryer stinorin në pozitë të katërt të ligës.

Të dyja skuadrat kanë marrë shpërblimin e njëjtë, si humbës të gjysmëfinales - nga 3 mijë euro! 

 


 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike