FITOJNE LIGEN DHE NGRITEN

Foto: KBDardanet/fb
Dardanët e Klinës sigurojnë Ligën e Parë
26 April, 2021 @15:23
Ekip i ri basketbollistik në Ligë të Parë të Kosovës. KB Dardanët nga Klina kanë arritur që të sigurojnë plasmanin në Ligë të Parë pasi që në ndeshjen finale të PlayOffit të Ligës së Dytë kanë mposhtur Borean me rezultat 105-65.
Në stinorin e rregullt Dardanët kanë qenë në vend të parë, pasi që kryen stinorin me bilans prej 15 fitoreve dhe 3 humbjeve, derisa Borea ishte e dyta me bilans 14-4.
Dy ekipet pasi që eliminuan kundërshtarët në gjysmfinale, Gjakovën e Re përkatësisht Sferën, në finale u ndeshën mes veti dhe kështu klinasit tashmë siguruan Ligën e Parë.
Dardanët qenë dukshëm më të mirë edhe në ndeshjen e parë të serisë finale ndaj Boreas, ku fituan me rezultat 66-94.
Nga Liga e Paër në të Dytën ka rënë skuadra e Lipjanit, që vetëm një sezon më parë ishte pjesë e Superligës!