Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

31 MINUTA

Dardani debuton me humbje

Dardan Berisha në akcion për Cibonën/ Foto: KK Zadar Official

Dardani debuton me humbje


2 October, 2015 @8:47

Basketbollisti më i mirë i Kosovës në tre vitet e fundit, Dardan Berisha, ka debutuar dje te ekipi i tij i ri, Cibona e Zagrebit. 

Berisha, ka qenë mbi 30 minuta në parket, derisa Cibona është mposhtur nga Zara me rezultat 62-53 si mysafire. Berisha për këto minuta ka shënuar 8 pikë për ekipin e tij, derisa më i dalluari në ndeshje ka qenë amerikani i Zarës, Glenn Cosey me 20 pikë të shënuara. 

Ndeshja ka qenë e vlefshme për Adriatic League, ndërsa Dardani ka nisur ndeshjen në pesëshen e parë të ekipit. Përveç 8 pikëve të shënuara në 31 minutat e tij të kaluara në parket ai ka regjistruar edhe 3 kërcime dhe 1 asistim. 

Dalit dje nuk i kanë shkuar snajperët fare, pasi që prej 7 gjuajtjeve për tre pikë - ai ka qëlluar vetëm njëherë koshin kundërshtar. 

Të dielën, në shtëpinë e Drazen Petrovicit Cibona pret Tajfunin slloven në Adriatic League. 

Për ekipin e Tajfun Sentjur luajnë dy basketbollistë të njohur në Kosovë. Ish basketbollisti i Trepçës Emir Zimic dhe i Prishtinës, Ceola Clarck


Video



 
Të gjitha lajmet nga