OLDIES

REUTERS/Arkiv
Pleqtë e stinorit në NBA
1 October, 2015 @9:39
Stinori i radhës në NBA do të ketë tre skuadra të ‘pleqve’ me moshë mesatare mbi 30 vjet.
Këtë stinor 2015/16 në NBA, ekipet më të vjetra për nga mosha do të jenë: Miami Heat, Los Angeles Clippers dhe San Antonio Spurs - që të tre këto ekipe me moshë mesatare 30.1 vjet.
Te Heat, lojtari më i ri është Justise Winslow 19 vjeç, ndërsa më i vjetri Chris Andersen 37 vjeç.
Te Clippers, më i riu është Branden Dawson 22 vjeç, e më i vjetri Pablo Prigioni 38 vjeç.
Ndërsa te Spurs, më i riu Nikola Milutinov me 20, ndërsa plaku i skuadrës mbetet Tim Duncan me 39 vjet.