MEDIA

Foto: KB Peja Official
Tash e dimë se jemi të fortë
30 September, 2015 @15:45
Njeriu që u bë lojtar i ndeshjes së Superkupës, Nenad Delic, ka thënë se Peja e kuptoi forcën e vetë në ndeshje me Prishtinën dhe tashmë dëshiron që të vazhdojë kështu deri në fund të stinorit. Borozani.com
Delic, ka qenë lojtari më i dalluar i Superkupës të cilën e fitoi Peja, duke ia nisur stinorit me trofe.
“E kemi ditur se sa e fortë është Prishtina, por nuk e kemi ditur sa të fortë jemi ne. Tashmë dëshirojmë që të vazhdojmë kështu deri në fund të stinorit,” ka thënë ndër të tjera kroati që ishte lojtari më i dalluar i Pejës për Kohën Ditore sot.
Peja shënoi fitore me 6 pikë diferencë ndaj Prishtinës në përballjen e zhvilluar në Karagaç.