MIQËSORE

Foto: KB Prishtina Official
Prishtina, miqësore me Lukoilin
30 September, 2015 @9:59
Sigal Prishtina të premten (2 tetor) zhvillon miqësore ndaj ekipit bullgar Lukoil Academic, ka bërë të ditur vetë klubi kampion i Kosovës sot.
Me fillim në ora 17:00 për herë të parë adhuruesit e klubit do të kenë mundësinë që t’i shohin yjet e tyre në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve, derisa hyrja është falas.