KOMESARI DËNON

Foto: KB Peja Offiicial
700€ gjoba nga Superkupa
29 September, 2015 @19:06
Ndeshjet derbi, posaçërisht ato ndërmjet Pejës dhe Prishtinës, vështirë se kalojnë pa gjoba nga Federata e Basketbollit të Kosovës, (FBK).
Kështu Komesari i Garave (KG), Bajrush Ademi, në bazë të raportit të vëzhguesit të takimit, Alban Lumi, ka përcaktuar dënimet nga ndeshja e Superkupës.
Peja gjobitet me 500 euro nga kjo përballje, ndërsa Prishtina me 200 euro.
500-shja e Pejës
Peja është gjobitur për hudhjen e gjësendeve të forta në parket, 100€, hezitimit të spikerit të ndeshjes për thirrje për qetësim, 100€, ndezje e fishekzjarrëve, 100€ dhe provokimeve ndaj drejtorit të Sigal Prishtinës Florian Miftari nga ana e kryetarit të Pejës, Art Gashi, 200€.
200-shja e Prishtinës
Në anën tjetër, Prishtina ka marrë 100€ gjobë për hudhjen e gjësendeve nga ana e tifozëve të saj si dhe 100€ të tjera për shkak të mosrespektimiit të kodit të veshjes nga trajneri Marjan Ilievski.
Peja fitoi këtë përballje me rezultat 76-71, duke filluar me trofe stinorin e ri me ekipin.