FERIZAJ

BOROZANI/A.P.
Kastrioti braktis Superligën!
29 September, 2015 @8:40
Mungesa e mjeteve financiare, si duket do ta detyrojë ekipin ferizajas, Kastrioti, që të heq dorë nga Superliga këtë stinor, disa ditë para nisjes së saj.
Njoftimin e ka dhënë në Kohën Ditore zyrtari i klubit ferizajas, Alberton Sahiti, derisa pritet që Federata e Basketbollit të Kosovës të merr një vendim se a do të vazhdojë me shtatë ekipe apo do të ftojë ndonjë ekip tjetër në Superligë!
Kastrioti stinorin e kaluar kishte rënë nga Superliga, mirëpo pas përjashtimit të Besës për shkak të falsifikimit, Kastrioti kishte zhvilluar ndeshjet e Play-Outit me ekipin e Newbornit të cilat i kishte fituar 2-1 dhe kishte arritur që të sigurojë epitetin e ekipit elit.
Kastrioti në xhiron e parë të këtij stinori do të priste Sigal Prishtinën në palestrën Bill Clinton të Ferizajit.