MIAMI

REUTERS
Chris Bosh i gatshëm
30 September, 2015 @13:38
Një lajm i mirë, për Miami Heat gjithashtu edhe për Chris Boshin, erdhi nga stafi mjekësor i klubit.
Stinorin e kaluar, Bosh, kishte probleme shëndetësore, ku në mushkëritë e tij kishte koagulim të gjakut dhe e kishte në rrezik karrierën e tij.
Por ish lojtari i Toronto Raptorsit, tani është i gatshëm për stinorin 2015/16.
Gjithashtu edhe një tjetër i lënduar Josh McRoberts, është rikthyer, derisa stinorin e kaluar luajti vetëm në 17 ndeshje me Miamin.
Me rikthimin e këtyre dy lojtarëve dhe me lojtarët si Goran Dragic, Dwyane Wade, Luol Deng, Hassan Whiteside, Gerald Green dhe Amare Stoudemire, Miami Heat, do të jetë një kafshatë jo e lehtë për skuadrat në Konferencën Lindore.