SUHAREKË

Atterberry arrin në Suharekë
30 September, 2015 @17:41
Skuadrës së Yllit sot iu është bashkuar edhe përforcimi i ri, amerikani Landon Atterberry.
Basketbollisti i pozitës 2 dhe 3 i është bashkuar ekipit vetëm pak ditë para ndeshjes së parë kampionale, ku suharekasit do të përballen me skuadrën e Bashkimit.
Drejtuesit e Yllit, përveç amerikanit Atterberry, këtë afat kalimtar kanë bërë punë të mirë duke u përforcuar edhe me ish basketbollstët e Bashkimit, Altin Morina dhe Kreshnik Juniku, pastaj me organizatorin shtatshkurtër, Fisnik Juniku, si dhe me amerikanët e tjerë, Montreal Scott, Dwan Caldwell dhe Malin Baker.
Ylli këtë fundjavë do ta pret në Suharekë skuadrën e Bashkimit në kuadër të xhiros së parë të Superligës.