Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA

Dardani dhe Driloni mbesin te Peja

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

Dardani dhe Driloni mbesin te Peja


30 September, 2020 @0:18

Dyshja më e famshme e basketbollit kosovar, Dardan Berisha dhe Drilon Hajrizi, do të vazhdojnë edhe për një edicion basketbollistik me Pejën.

Njoftimin e ka bërë të ditur KTV sot, ndërsa pas dorëheqjes së kryetarit të klubit Art Gashi javë më parë, pozitën e kryetarit pritet ta marrë Fatmir Gashi.

Dardan Berisha dhe Drilon Hajrizi janë të rregullt edhe në reprezentacionin e Kosovës. Dyshja, bashkë me Pejën së fundi ka fituar Kupën e Kosovës, një muaj para shpërthimit të pandemisë coronavirus që ndali basketbollin në vend, gjatë formës më të mirë të verdhezinjëve që synonin edhe titullin kampion edhe atë të BIBL.

KB Peja gjithashtu është në listën e skuadrave kosovare që do të marrin pjesë në Ligën Unike.


 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike