Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MATCH REPORT: PEJA-BASHKIMI

Dardani shkëlqen, Peja mposht Bashkimin

Dardani shkëlqen, Peja mposht Bashkimin


2 December, 2020 @17:32

Dardan Berisha ka treguar se është në formë të mirë sot, në rikthimin e tij, duke qenë lider i padiskutueshëm në fitoren e ekipit të tij ndaj Bashkimit.

Peja mposhti Bashkimin në ndeshjen e mbetur të xhiros së katërt të Superligës, me rezultat 76-59 [21-19, 20-14, 22-18 dhe 13-8].

Berisha, që mungoi në përballjet e Kosovës në kuadër të ndeshjeve para-kualifikuese për Botërorin 2023, ka luajtur me 26 pikë, 7 asitime e 8 kërcime në fitoren e Pejës.

Ai ka qenë i ndihmuar edhe nga Marko Perovic që dha 16 pikë e 8 kërcime, ndërsa Robert Cartwright dha 14 pikë, 3 asistime e 5 kërcime në këtë fitore, të katërtën me radhë për Pejën në Superligë, që mbetet ekipi i vetëm pa humbje këtë edicion.

TABELA AKTUALE

Te Bashkimi më i dalluari ka qenë Musab Mala. Basketbollisti mitrovicas, që debutoi te Kosova përgjatë para-kualifikimeve ka treguar super-performancë sot, por nuk kishte ndihmën e mjaftueshme të bashkëlojtarëve për t’ia shkaktuar pejanëve humbjen e parë të stinorit.

Mala luajti me 20 pikë, 10 kërcime e 4 asistime, që bashkë me Sean Hoehnin që dha 17 pikë, ishin të vetmit që kryen ndeshjen me pikë dyshfirore te mysafirët nga Prizreni.

Me fitore Peja i rikthehet kreut të tabelës së Superligës me bilans 4-0, ndërsa Bashkimi tashmë ka thelluar bilansin negativ, duke e pasur aktualisht 1-4.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga