Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FINALISTËT DHE FITUESIT

Data dhe stadiumi i finales së Kupës!

Foto: FFK

Data dhe stadiumi i finales së Kupës!


24 April, 2025 @15:38

Pas një rrugëtimi jo të lehtë, Llapi dhe Prishtina, dje siguruan finalen e Kupës së Kosovës në futboll. Llapi ishte në të dyja ndeshjet gjysmëfinale më i mirë sesa Drenica, njëjtë sikurse edhe Prishtina ndaj Dritës.

Me këto fitore, Llapi dhe Prishtina siguruan finalen e Kupës së Kosovës, finale kjo që është paraparë të luhet në “Fadil Vokrri”. Përballja finale e Kupës së Kosovës për fituesin, pos trofeut, siguron edhe daljen në gara evropiane, saktësisht në kualifikime për Ligë të Evropës.

Përballja finale e Kupës së Kosovës do të zhvillohet të mërkurën më 14 maj, ndërkaq pritet vetëm të konfirmohet edhe ora e ndeshjes nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Shih edhe: SKEMA E KUPËS SË KOSOVËS 2024/25

Sa i përket statistikave deri tash, Prishtina është rekord-fituese e Kupës së Kosovës me 7 trofe që nga pavarësimi i futbollit të Kosovës. Ndërkaq Llapi ka 2.

Për Prishtinën, kjo është finalja e tretë me radhë, derisa të fundit e fituan në stinorin 2022/23 kur mposhtën Gjilanin në finale.

Për Llapin, kjo është finalja e parë pas stinorit 2021/22, kur edhe e fituan atë duke e mposhtur Dritën 2-1.

TË GJITHË FITUESIT E KUPËS dhe FINALET:

1991–92: Trepça
1992–93: Flamurtari 1–0 Trepça
1993–94: Prishtina 2–1 Vëllaznimi
1994–95: Prishtina 1–0 Dukagjini
1995–96: Flamurtari 2–1 Dukagjini
1996–97: 2 Korriku w/o Gjilani
1997–98: nuk u zhvillua (gjendje lufte)
1998–99: nuk u zhvillua (luftë)
1999–00: Gjilani 1-0 Besiana
2000–01: Drita 1-1 Gjilani [aet, 5-4 pen]
2001–02: Besiana 2–1 Gjilani
2002–03: KEK 3–1 Prishtina
2003–04: Kosova Prishtinë 1–0 Besa
2004–05: Besa 3–2 KEK
2005–06: Prishtina 1–1 Drenica [aet, 5-4 pen]
2006–07: Liria 0–0 Flamurtari [aet, 3-0 pen]
2007–08: Vëllaznimi 2–0 Trepça’89
2008–09: Hysi 2–1 Prishtina
2009–10: Liria 2–1 Vëllaznimi
2010–11: Prishtina 1–2 Besa Pejë
2011–12: Trepça’89 3–0 Ferizaj
2012–13: Prishtina 1–1 Ferizaj [aet, 4–3 pen]
2013–14: Hajvalia 1–2 Feronikeli
2014–15: Feronikeli 1-1 Trepça’89 [aet, 5-4 pen]
2015–16: Prishtina 2–1 Drita
2016–17: Llapi 1–1 Besa [aet, 2–4 pen]
2017–18: Vëllaznimi 1–1 Prishtina [aet, 4–5 pen]
2018–19: Feronikeli 5–1 Trepça’89
2019–20: Prishtina 1–0 Ballkani[6]
2020–21: Dukagjini 1–1 Llapi [aet, 3–4 pen]
2021–22: Llapi 2–1 FC Drita
2022–23: SC Gjilani 0–2 Prishtina
2023–24: Ballkani 2–2 Prishtina [aet, 4–2 pen]
2024-25: Llapi ?–? Prishtina ◼


 
Të gjitha lajmet nga