Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RAHOVECI - VLLAZNIA

Davis e Veseli vendimtarë, Rahoveci fiton!

Foto: KB Rahoveci

Davis e Veseli vendimtarë, Rahoveci fiton!


27 January, 2020 @20:47

Fitore dramatike e Rahovecit në ndeshjen e sontme ndaj Vllaznisë së Shkodrës në “Mizahir Isma”, ndeshje kjo e vlefshme për fazën grupore të BIBL.

Skuadra e Vllaznisë, që drejtohet nga malazezi Darko Vujacic, ishte në epërsi të lehtë pothuajse gjatë gjithë ndeshjes dhe dukej se ishte pranë fitores deri 2 minuta para fundit. E në momemtet vendimtare të ndeshjes, për Rahovecin në skenë doli dyshja Darrel Davis & Alban Veseli. I pari shënoi 5 pikë radhazi kur rezultati ishte shumë i ngushtë, kurse i dyti fillimisht kapi dy topa të rëndësishëm në mbrojtje, e më pas shënoi edhe një dy-pikësh tejet më rëndësi në sulm (megjithëse shpërdori dy gjuajtje të lira para shënimit) dhe kështu arriti që t’ia sigurojë fitoren me rezultat 78-73 skuadrës së Rahovecit.

Darrel Davis me 25 pikë, 3 kërcime e 1 asistim u veçua më së shumti te Rahoveci sonte, kurse te shkodranët për t’u përmendur është Petar Kusovac me 27 pikë e 5 kërcime.

Për Rahovecin fitorja e shënuar sonte ishte e dyta në këtë sezon të Ballkan Ligës në 7 ndeshjet e zhvilluara, kurse Vllaznia pas 7 ndeshjeve ka bilanc 1-6.

Në vazhdim, Vllaznia do të përballet me Academic Bultexin në Shkodër më 29 janar, kurse Rahoveci pushon për një xhiro.

TABELA AKTUALE NË BIBL:

1. Academic Bultex (7 ndeshje, 7 fitore)
2. Peja (7 ndeshje, 4 fitore)
3. Ibri Rozhajë (6 ndeshje, 3 fitore)
4. Rahoveci (7 ndeshje, 2 fitore)
5. Vllaznia (7 ndeshje, 1 fitore)


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League