Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KONFERENCA PËR SHTYP

De Biasi flet për ndeshjen me Italinë

De Biasi flet për ndeshjen me Italinë


25 March, 2017 @17:20

Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Gianni De Biasi, ka dalë sërish sot përpara gazetarëve me të mbërritur në Durrës pas ndeshjes me Italinë.

“Mendoj se kemi bërë një ndeshje taktikisht shumë të mirë, skuadra u paraqit mirë, surprizoi kundërshtarët në fillim. Në fazën mbrojtëse me tre lojtarë është interpretuar mirë, ndonëse kishim 2 nga 3 lojtarët që nuk luajnë rregullisht në Serinë A në Itali. Ishte ndeshje me ndonjë vështirësi në fillim, me luhatje, por mendoj se në 90 minutat e Italisë ishin prova të mira ato të Veselit dhe Ajetit, dy lojtarë te të cilët kam besim të madh se janë shumë të rinj dhe që kanë mundësi të rriten më shumë,” tha De Biasi.

Ai u nda i kënaqur edhe me lojtarët e tjerë, duke pasur parasysh sidomos cilësinë e kundërshtarit.

“Jam shumë i kënaqur me mbrojtësin tjetër të “shpikur”, Kukelin, një lojtar që bëri një ndeshje me shumë cilësi, me inteligjencë të jashtëzakonshme. Mirë ishin si Basha ashtu edhe Memushaj, edhe krahët, nga një krah Agolli dhe tjetri Hysaj. Bënë një ndeshje të mirë. Mirë edhe Roshi, Cikalleshi, apo edhe sakrifica e Lilës. Por nuk kishim përballë lojtarë mediokër, por lojtarë si Belotti, Immobile apo Insigne. Italia pati shumë vështirësi, derisa gjetën golin në një skemë që e kishim përmendur 150 herë në stërvitje dhe e dinim që do të ishte pasim për Belottin. Bëmë një gabim individual dhe sipas meje gjyqtari me shumë bujari i dha penallti dhe nga aty ndryshoi ndeshja. Dua të them se regjistroi 15 faulle Shqipëria, 14 Italia, 5 kartonë për ne, 0 për Italinë,” shtoi ai.

Më tej, tekniku italian foli edhe rreth sistemit të lojës së Shqipërisë përballë italianëve.

“Kur kaluam në disavantazh, ndryshuam sistemin, pa bërë ndryshime. Në fund kaluam në 4-2-3-1 për të shfrytëzuar karakteristikat e individëve. E vetmja gjë është që pësuam këtë gol të dytë në një mënyrë të lehtë që nuk më pëlqen dhe që i jep një vlerë tjetër humbjes në një ndeshje ku djemtë duhej të meritonin më shumë. Finalja e ndeshjes ishte në rritje, i krijuam disa probleme Italisë. Ishte pozitive që debutuan dy djem që janë padyshim dy djem për të ardhmen. Në pikëpamjen teknike dhe taktike ishte paraqitje pozitive, ajo që mungon është rezultati. Por ka rëndësi që luajtëm ndaj një skuadre që ka më shumë cilësi taktike e teknike pa zhgënjyer përballë tyre,” tha De Biasi.


U21

Shpresat e Shqipërisë barazojnë me Moldavinë

Shqipëria

Shpresat e Shqipërisë barazojnë me Moldavinë

25/03/17 @ 17:09

FLAMURTARI - RAMIZ SADIKU

Flamurtari fiton dhe forcon kreun

FFK Liga e parë

Flamurtari fiton dhe forcon kreun

25/03/17 @ 16:40

ISTOGU - VITIA

Istogu e Vitia ndajnë pikët

FFK Liga e parë

Istogu e Vitia ndajnë pikët

25/03/17 @ 16:35

ULPIANA - VËLLAZNIMI

Pa fitues mes Ulpianës e Vëllaznimit

FFK Liga e parë

Pa fitues mes Ulpianës e Vëllaznimit

25/03/17 @ 16:11

SHPRESAT

Përkundër humbjes, debutim dinjitoz i Kosovës

Kosova

Përkundër humbjes, debutim dinjitoz i Kosovës

25/03/17 @ 15:50

KONFERENCA

De Biasi: S’ka probleme me Abrashin e Xhakën

Russia 2018/Shqipëria

De Biasi: S’ka probleme me Abrashin e Xhakën

25/03/17 @ 14:16

IRLANDA U21 - KOSOVA U21

Publikohen formacionet zyrtare

Kosova

Publikohen formacionet zyrtare

25/03/17 @ 13:49

KOSOVË - ISLANDË

Notat e lojtarëve të Kosovës

Russia 2018/Kosova

Notat e lojtarëve të Kosovës

25/03/17 @ 12:46

ITALI - SHQIPËRI

Notat e lojtarëve

Russia 2018/Shqipëria

Notat e lojtarëve

25/03/17 @ 12:30

TEAM OF THE WEEK

TOP 5-shja e javës në Superligë (21)

FBK Superliga

TOP 5-shja e javës në Superligë (21)

01/03/25 @ 13:12

11-SHET

Formacionet zyrtare: Feronikeli 74 - Dukagjini

FFK Superliga

Formacionet zyrtare: Feronikeli 74 - Dukagjini

01/03/25 @ 13:07

11-SHET

Formacionet zyrtare: Suhareka - Gjilani

FFK Superliga

Formacionet zyrtare: Suhareka - Gjilani

01/03/25 @ 13:01

KEK-u - NEW BASKET

KB KEK-u në gjysmëfinale të Play Offit, New Basketi rrezikon

FBK Liga e Parë

KB KEK-u në gjysmëfinale të Play Offit, New Basketi rrezikon

28/02/25 @ 23:40

VUSHTRRIA - KOSOVARI

Fitore e madhe për Vushtrrinë ndaj KB Kosovarit, shpreson në mbijetesë

FBK Liga e Parë

Fitore e madhe për Vushtrrinë ndaj KB Kosovarit, shpreson në mbijetesë

28/02/25 @ 23:37

KERASAN - BOREA

Borea mposht rivalin direkt, pranë Play Offit

FBK Liga e Parë

Borea mposht rivalin direkt, pranë Play Offit

28/02/25 @ 22:31

GRAPELAND - ISTOGU

12/12 për Grapelandin

FBK Liga e Parë

12/12 për Grapelandin

28/02/25 @ 22:25

PËRFORCIM I RI TE TREPÇA

Madut Junior - zyrtarisht te Trepça!

FBK Superliga

Madut Junior - zyrtarisht te Trepça!

28/02/25 @ 20:30

VJEN VENDIMI! KAMPIONI FITON NË TAVOLINË

Ballkani merr fitore në tavolinë ndaj Feronikelit’74

FFK Superliga

Ballkani merr fitore në tavolinë ndaj Feronikelit’74

28/02/25 @ 15:12

SHORTI PËR GJYSMËFINALE!

Kupa e Kosovës: Caktohet data e shortit për ndeshjet gjysmëfinale

Kupa e Kosovës/FFK Superliga/FFK Liga e parë

Kupa e Kosovës: Caktohet data e shortit për ndeshjet gjysmëfinale

28/02/25 @ 14:52


 
Të gjitha lajmet nga