KONFERENCA
De Biasi: S’ka probleme me Abrashin e Xhakën
25 March, 2017 @14:16
Një natë pas humbjes me Italinë, Gianni De Biasi ka ftuar konferencë për shtyp dhe i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.
Pas deklaratave për lojën e mirë të Shqipërisë dhe pasi që tregoi që është i kënaqur me paraqitjen por jo me rezultatin, De Biasi foli për Amir Abrashin dhe Taulant Xhakën, dyshe kjo që ka kohë që nuk po luan si startuese për Shqipërinë.
I pyetur nga gazetarët se nëse ka ndonjë problem jashtë fushe me këtë dyshe, De Biasi u përgjigj:
“S’ka asnjë problem me Abrashin apo me Xhakën. Abrashi ka probleme muskulore, kurse Xhaka ka probleme personale, prandaj nuk luajtën. Kemi provuar ta rikuperojmë me kohë Abrashin në të gjitha mënyrat mjekësore, mirëpo ishte e pamundur. Ai morri një goditje teksa po luante me skuadrën e Freiburgut.”