ITA - ALB
Policia italiane fillon arrestimin e tifozëve që e prishën ndeshjen
25 March, 2017 @10:41
Policia italiane ka filluar punën e saj për arestimin e personave të papërgjegjshëm që e prishën ndeshjen ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë, duke ndezur dhe hedhur flakadanë në stadium.
Sipas mediave italiane, gjatë ndeshjes është arrestuar një person, ndërsa 77 të tjerë janë në arrati pasi janë identifikuar nga kamerat në stadium.
Ndezja dhe hedhja e flakadanëve ka ndodhur në pjesën ku qëndronin tifozët shqiptarë.
Shkaku i kësaj, gjyqtari i ndeshjes u detyra ta ndërprejë ndeshjen, që zgjati për rreth 10 minuta derisa u largua tymi nga stadiumi.