PAS NDESHJES
Basha pranon fajin: Gabova te penalltia
24 March, 2017 @23:47
Pas humbjes nga Italia, për ‘Supersport’ foli edhe Migjen Basha, mesfushori i Kombëtares Shqiptare.
“Sigurisht që vuajtëm, derisa në pjesën e dytë vuajtëm më shumë se në të parën. Në të parën kishim më shumë raste sesa Italia, por pasi pësuam golin e dytë, u bë e vështirë. U munduam të sulmonim por nuk patëm sukses. Kur ke përballë Italinë edhe humb sepse në çdo moment mund të pranosh gol, si në rastin e penalltisë që shkaktova unë. Duhet të isha më i vëmendshëm, por ajo ndodhi tashmë. Fajtor jam unë në atë rast. Nuk ishte te detyra ime ta mbuloja Belottin dhe ai u tregua më i mençur se unë.” - ishin fjalët e mesfushorit sa i përket ndeshjes, transmeton Panorama.