BERSANT CELINA
Celina: Duhet të isha titullar
25 March, 2017 @10:28
Futbollisti i talentuar i përfaqësueses së Kosovës, Bersant Celina, beson se vendi i tij në përfaqësuese është si titullar.
Celina këtë e tha edhe në një intervistë pas ndeshjes me Islandën, derisa shtoi se e respekton vendimin e trajnerit.
“Kam folur me trajnerin para ndeshjes dhe më ka thënë se është për të mirën e skuadrës që unë të qëndrojë në bankën rezervë. E respektoj vendimin e tij, por të gjithë dinë se kam merituar të luaj nga fillimi,” tha ai.
Celina në ndeshjen e djeshme ndaj Islandës luajti nga minuta 64’ duke e zëvendësuar Milot Rashicën.