DEKLARATA PAS NDESHJES
Agolli: Italia cinike, përqafimi me Buffonin ishte emocional
25 March, 2017 @0:03
I pyetur nga Supersport në lidhje me përqafimin e tij me portierin Buffon, Ansi Agolli pas ndeshjes deklaroi:
“Buffonin e urova në emrin tim dhe të skuadrës kurse ai më falënderoi. Ishte një moment shumë i bukur dhe emocional.”
“Mendoj se ne luajtëm një lojë mjaft të mirë përballë një skuadre të madhe. Italia u tregua cinike dhe na ndëshkoi me një penallti në dy herë që erdhi te porta në pjesën e parë. Kurse ne patëm dy apo tri raste që nuk i shfrytëzuam dhe më shumë për këtë na vjen keq. Në përgjithësi, mendoj se bëmë një lojë të mirë.” - shtoi mbrojtësi sa i përket ndeshjes, transmeton Panorama.