Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FIBA EUROPE CUP

Debutimi i Rahovecit në garat evropiane, sonte

Debutimi i Rahovecit në garat evropiane, sonte


2 October, 2019 @13:00

Për herë të parë në histori të klubit, sonte Rahoveci do të zhvillojë një ndeshje ndërkombëtare.

Me fillim nga ora 20:30, në “Mizahir Isma” të Rahovecit skuadra vendase luan përballë rumunëve të Clujit në ndeshjen e parë të rrethit të parë kualifikues drejt FIBA Europe Cup.

“Vreshtarët” takimin e parë e luajnë në shtëpi sonte, ndërsa ndeshja kthyese mes skuadrave luhet më 9 tetor në Rumani.

Si zakonisht, palestra “Mizahir Isma” pritet që edhe në këtë datë historike për klubin e qytetin të jetë e tejmbushur, ndërsa edhe motivi i lojtarëve është i lartë, sidomos pas fitores me Prishtinën në fundjavën që e lamë pas.


 
Të gjitha lajmet nga