MAN OF THE MATCH

Nenad Delic (10) në ndeshje ndaj Sigal Prishtinës/ Foto: KB Peja Official
Delic më i miri i superderbit
6 December, 2015 @15:09
Qendra kroate e Pejës, Nenad Delic, është lojtari i ndeshjes në superderbin Peja - Sigal Prishtina të zhvilluar mbrëmë, e të cilën e fitoi Peja krejt në fund, 73-71.
Delic (210 cm/ 31 vjeç) ka arritur kuotën e efiçencës 18 në këtë ndeshje, shkruan Eurobasket, duke shënuar 18 pikë dhe 5 kërcime në ndeshje, si dhe përqindje të lartë të shutit, ku ka pasur 4 të shënuara nga 5 tentime për dy, dhe 3 të shënuara nga 5 tentime për tre pikë, derisa ka qëndruar në lojë vetëm 24 minuta.
Pas tij janë radhitur Kevin Burwell i Pejës dhe Khalid El Amin i Sigal Prishtinës, me koeficient 16. Mëposhtë shikoni 5 lojtarët më të mirë nga ndeshja e mbrëmshme.
TOP 5-shja e superderbit:
1 | Nenad DELIC | PEJA | 18 koef. | |
2 | Kevin BURWELL | PEJA | 16 koef. | |
3 | Khalid EL AMIN | SIGAL PRISHTINA | 16 koef. | |
4 | Drilon HAJRIZI | PEJA | 15 koef. | |
5 | Blerim MAZREKU | SIGAL PRISHTINA | 15 koef. |